Të rinjtë në Forcat e Armatosura, Koçi: Mundësi karriere
Numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes Petro Koçi ka vijuar me Kukësin fushatën sensibilizueze për pranimin e të rinjve në Forcat e Armatosura. Zv.Ministri Koçi, gjatë bashkëbisedimit me gjimnazistë u bëri thirrje të shohin ushtrinë si një mundësi e mirë punësimi dhe karriere.Zv.Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, u takua me nxënës të gjimnazit "Havzi Nela" në Kukës ku u kërkoi të aplikojnë për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura, si një një shans i mirë për karrierë në këtë strukturë.Petro Koçi: "Të qënit në forcën e armatosur është një mundësi shumë e mirë punësimi për të ndihmuar veten, familjen e ardhshme dhe familjen aktuale.Ju garantoj që shpërblimi që merr sot ushtaraku nuk do jetë njëlloj vitin e ardhshëm, do të jetë shumë më i mirë".Për të rinjtë e Kukësit, përveç kompensimit financiar, aderimi në Forcat e Armatosura, është mundësi për të kontribuar për vendin.“Përveçse të gjithë duan të bëjnë karrierë, është dhe një mundësi për tu ndjerë krenarë për vendin”.“Pagat janë shumë më të larta. Edukimi është shumë më i lartë dhe gjithçka shkon sipas një rregulli të caktuar”.“Është një mundësi shumë e mirë punësimi, edukimim duke qënë se jo të gjithë nxënësit munden të shkojnë nëpër degë të ndryshime si mjekësi, inxhinjeri”.Ministria e Mbrojtjes ka filluar një fushatë sensibilizimi me të rinjtë përmes ofertës së punësimit por edhe për karrierë në forcat e armatosura./Oranews.tv/