Tarifa e terminalit, biznesi kosovar proteston në Morinë: Po penalizohemi

Bizneset kosovare që importojnë materiale ndërtimi nga Shqipëria kanë protestuar në pikën kufitare të Morinit. Ata kundërshtojnë tarifën 40 euro të terminalit të Kosovës, dhe i bëjnë thirrje shtetit shqiptar të negociojnë më palën kosovarë, për ta hequr.Përfaqësuesit e 300 bizneseve kosovare që importojnë materiale ndërtimi nga Shqipëria drejt tregut të Kosovës kanë protestuar midis dy doganave, përkatësisht doganës së Morinit dhe asaj të Vërmicës për të hequr tarifën 40 euro të terminalit kosovar pasi sipas tyre, është shumë e lartë dhe po vë në rrezik kështu lëvizjen e mallrave Shqiptare në drejtim të Kosovës.Përfaqësuesi i këtyre subjekteve Yzet Gashi, thotë se Shqipëria duhet t’i kërkojë palës Kosovare që kjo barrierë të eleminohet pasi bizneset do furnizohen me mallra të importuara nga Serbia, pasi nuk i nënshtrohen pagesës prej 40 euro. Nga krijimi i këtyre barrierave rrezikohen të ngelin pa punë më shumë se 2500 persona, kryesisht shtetas shqiptarë./Oranews.tv/