Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet biznesmeni Fejzo Zekaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2016, 15:38
Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar banues në kryeqytet për llogari të drejtësisë italiane.Në pranga ka rënë shtetasi Fejzo Zekaj, biznesmen në fushën e ndërtimit.Arrestimi i tij u bë nga specialistët e krimit të organizuar, pasi Gjykata e Breshias në Itali, ka vendosur masën e sigurimit arrest personal "Arrest me burg"për veprën penale " Trafiku i narkotikeve".Ndalimi u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian.