Punëtorët e kualifikuar, Klosi: Duhet t'u nënshtrohen trajnimeve

Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi ishte në Durrës në dy biznese fasonë, ku ka bërë thirrje për zgjerim të kapaciteteve dhe shtim të numrit të punonjësve të kualifikuar. Klosi tha se kurset profesionale falas, janë pikërisht për të rritur kualifikimin e punonjësve.Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi i ka bërë thirrje biznesit të zgjerojnë kapacitet dhe investimet e tyre duke marrë fuqi punëtore të kualifikuar. I shoqëruar nga Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, Klosi ka zhvilluar takime në dy biznese rrobaqepsie në qytetin bregdetar ku janë punësuar të paktën 800 punëtorë.Blendi Klosi: “Të ketë mundësi të gjejë persona të kualifikuar, punonjës që mund të kenë një profil më shumë, ta shtojë kapacitetin e tij edhe me 500 punëtorë të tjerë.Ne na duhet shumë që të vazhdojmë bisedën me gjithë qytetarët e Shqipërisë që duhet të kemi kualifikime më të mëdhaja, profesione, zeje e zanate që na jep punën e denjë”.Rreth 25 subjekte kanë aplikuar për të përfituar nga programet e nxitjes së punësimit që ka promovuar prej disa vitesh Ministria e Mirqënies Sociale dhe Rinisë./Oranews.tv/