Hollande premton ndryshime të mëdha për Francën
Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka premtuar se do të nisë një program të madh investimesh, të cilat “do të transformojnë vendin”.I kritikuar edhe nga të djathtët, edhe nga të majtët, Hollande ka theksuar rëndësinë e programit të investimeve në teknologjinë digjitale dhe të tjera, pastaj në energjinë alternative, në shëndetësi dhe infrastrukturë.Hollande i ka bërë këto komente një vit pas zgjedhjes në postin e presidentit.“Mjaft kemi arritur për një vit, por mbetet edhe shumë për t’u bërë”, u ka thënë Hollande ministrave të tij, duke theksuar se viti i ardhshëm do të jetë “vit i rezultateve”.“Reformat e ndërmarra do të ndryshojnë thellësisht imazhin e Francës”, ka thënë ai.Në zgjedhjet e vitit të kaluar, Hollande fitoi kundrejt presidentit të atëhershëm, Nicolas Sarkozy.