1 vit nga rikthimi i Putin në Kremlin, përfundon i qetë tubimi i opozitës ruse në Moskë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2013, 20:11
Mijëra njerëz janë mbledhur për të shënuar përvjetorin e parë të protestave masive kundër rikthimit të Vladimir Putinit në presidencë, të cilat kanë përfunduar me arrestimin e qindra demonstruesve.Figurat kryesore të opozitës kanë kërkuar lirimin e dhjetëra aktivistëve, që vazhdojnë të mbesin në burgje.Organizatorët e tubimit të së hënës kanë thënë se dhjetëra-mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestë, ndërsa, sipas policisë, numri i tyre ka qenë rreth 8,000.Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Shën Petersburg dhe Tomsk.Opozita është zotuar se do të vazhdojë tubimet kundër presidentit.