Komisioni hetimor i OKB-së: Nuk ka prova përfundimtare për armët kimike në Siri

Organizata e Kombeve të Bashkuara përgenjështron deklaratat e ish prokurores të Gjykatës Penale Ndërkombëtare se kryengritësit sirianë kanë përdorur gazin, i cili përfshihet në listën e armëve kimike sic njihet ndryshe gazi sarin.Karla del Ponte, e cila aktualisht është anëtare e Komisionit të OKB-së për shkelje të të drejtave të njeriut në Siri, në një intervistë për mediat zviceriane tha se “sipas dëshmive që kemi mbledhur, kryengritësit kanë përdorur armë kimike, kanë përdorur gazin sarin”.Një prej hetueseve më të njohura të Kombeve të Bashkuara, Karla Del Ponte, foli për "dyshime të forta dhe konkrete, por ende jo për prova të padiskutueshme".Megjithatë, Komisioni i ngritur nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon për të hetuar nëse ishte përdorur armë kimike, lëshoi një deklaratë të hënën, duke deklaruar kategorikisht se nuk ka deri me tani me siguri të dhëna që tregojnë se është kryer përdorimi i armëve kimike nga secila prej dy palëve ndërluftuese.Ndërkohë, autoritetet turke kanë bërë teste të gjakut për refugjatët sirianë të cilët janë plagosur gjatë përleshjeve në vendin e tyre, për të identifikuar nëse janë viktima të armëve kimike, bëhet e ditur të hënën nga burime të informuara të shërbimeve shëndetësore. Po nga ky burim thuhet se rezultatet e këtyre testeve nuk përfunduar ende.Në të kaluarën, si regjimi sirian ashtu edhe kryengritesit kanë akuzuar njëri-tjetrin për përdorimin e armëve kimike. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë folur për fakte që tregojnë se qeveria siriane kanë përdorur gazin sarin, gje qe kundershtohet fuqimisht nga Damasku, të cilat i cilëson genjeshtra.