Del Ponte: Kryengritësit në Siri kanë përdorur armë kimike
Prokurorja e OKB-së Karla Del Ponte ka deklaruar se nga provat e mbledhura deri tani, vërtetojnë se kryengritësit sirianë kanë përdorur armë kimike.Karla Del Ponte, anëtare e komisionit hetimor të pavarur të OKB-së mbi Sirinë, tha për një televizion zviceran dhe hetuesit kanë marrë në pyetje të plagosurit në vendet fqinje dhe mjekët që po i trajtojnë ata.Del Ponte tha se dëshmitë theksojnë se gazi sarin u përdor nga kryengritësit në Siri.Ajo tha se komisioni nuk ka asnjë dëshmi deri më tani se forcat qeveritare kanë përdorur armë kimike.Del Ponte nuk ka saktësuar kohën se kur është përdorur gazi sarin.Qeveria e presidentit Bashar al-Asad dhe kryengritësit kanë akuzuar njëri-tjetrin për përdorimin e armëve kimike.Presidenti amerikan Barak Obama ka thënë se përdorimi i këtyre armëve nga Damasku do të ndryshojë "rregullat e lojës"