Ekonomia e Italisë do të tkurret për 1.4%

Ekonomia e Italisë do të tkurret këtë vit për 1.4 për qind, një tkurrje shumë më e mprehtë seç është parashikuar më parë.Agjencia Kombëtare e Statistikave, Istat, parashikon që Italia të shpallë rritje prej 0.7 për qind në vitin 2014, por vë në pah se papunësia do të arrijë rekodrin e lartë prej 12.3 për qind vitin e ardhshëm.Në nëntorin e kaluar, Istat ka parashikuar që ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës të tkurret vetëm për 0.5 për qind.Të dhënat nënvizojnë frikën gjithnjë e më të madhe për fuqinë e ekonomive të Eurozonës.