Hungaria deklaron "zero tolerancë" ndaj anti-semitizmit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2013, 08:08
Kryeministri i Hungarisë ka deklaruar “zero tolerancë” ndaj anti-semitizmit.Viktor Orban gjithashtu pranoi se anti-semitizmi ishte në rritje si në Evropë ashtu edhe në Hungari.Ai bëri fajtore pjesërisht krizën ekonomike të Evropës.Orban ka bërë këto komente në një kuvend ndërkombëtar të hebrenjve në Budapest.Kongresi Botëror Hebraik e ka zgjedhur kryeqytetin hungarez që të mbajë kongresin, për të nxjerrë kështu në pah atë që ndihet si rritje e anti-semitizmit në Evropë.Orban tregoi për hapat e qeverisë së tij konservatore për të bërë të jashtëligjshme nxitjen e e urrejtjes dhe të ruajë kujtimin e Holokaustit, gjatë të cilit vdiqën rreth gjysmë milioni hebrenj hungarezë.