Shuhet Giulio Andreotti, ish-Kryeministri italian vdiq në moshën 94-vjeçare
Shuhet në moshën 94-vjeçare,ish kryeministri italian Gulio Andreotti, një prej figurave më të shquara që ka dominuar politikën italiane për dekada të tëra.Giulio Andreotti hyri në Parlamentin italian në 1946 dhe mbeti aty për më shumë se 60 vjet, ai mbajti titullin e një senator i përjettshëm. Mjafton të përmendet qëndrimi i tij në skenën politike, i cili ka qënë më i gjatë se i mbretëreshës Elisabetë.Andereotti ka qenë shtatë herë Kryeministër dhe shumë herë Ministër, aq herë sa nuk mbahet mend. Një prej figurave më të spikatura të Partisë Demokristiane, politikani i madh e nisi karrierën e tij në moshën 28-vjeçare, si nënsekretar në Kryeministri, ku merrej me kulturën dhe spektaklin.Ndërsa në vitin 1972 kur ai u bë për herë të parë Kryeministër i një Qeverie që do të mbahet mend për afatin e shkurtër, pasi ajo pati një jetëgjatësi vetëm një ditore.Por më pas ai do të zërë më gjatë këtë post për shumë here, duke mbetur në plan të parë në jetën politike. Armiqtë e kanë konsideruar gjithnjë si mbajtës i një pushteti gjysmë të errët, gjë që nuk e ka penguar Andreottin të kalojë i paprekur për dekada të tëra.Lideri i Partisë Demokristiane u ndoq nga akuzat për korrupsion dhe për marrëdhëniet e tij me mafian, lidhje këto që nuk u vërtetuan kurrë. Ai mbante marrëdhënie të ngushta Vatikanin,e ndërsa cilësohej si një njohës i madh i mekanizmave të pushtetit politik. Një prej thënieve të tij të preferuara ishte: "Pushteti konsumon ata që nuk e kanë".