Ligj për postet publike në Libi, “kabineti Gadaf” jashtë qeverisë
Asambleja Kombëtare e Libisë miratoi një ligj që ndalon këdo që ka mbajtur një post të lartë gjatë katër dekadave të Moamer Gadafit në pushtet të mbajë një post në qeverinë e re.Ligji i diskutueshëm i miratuar sot mund të detyrojë Kryeministrin libian Ali Zeidan të japë dorëheqjen pasi ai ka qënë diplomat nën pushtetin e Gadafit përpara se të bashkohej me opozitën në mërgim. Një numër politikanësh dhe deputetësh përballen me mundësinë e humbjes së pozitave të tyre aktuale.Njerëz të armatosur, duke përfshirë ish-rebelë të cilët ndihmuan në rrëzimin e Gadhafit, kishin rrethuar godinën e ministrisë së Jashtme dhe asaj të Drejtësisë në Tripoli javën e kaluar duke kërkuar miratimin e ligjit.Disa libianë kanë akuzuar grupe të milicisë se janë përpjekur të frikësojnë qeverinë dhe të ndalojnë zotin Zeidan të përmbushë premtimin e tij për të rivendosur autoritetin qendror.Libia është përballur me paqendrueshmëri dhe dhunë që nga rrëzimi nga pushteti i Gadhafit në fund të vitit 2011.