Izraeli vë në shënjestër raketat iraniane në Siri
Zyrtarë të zbulimit në Lindjen e Mesme thanë se avionë izraelitë bombarduan dje objektiva ushtarake pranë kryeqytetit sirian, për të dytën herë gjatë ditëve të fundit.Sulmi kishte në shënjestër një ngarkesë me raketa iraniane që po i dërgohej grupit militant Hezbollah në Liban.Burimi anonim i zbulimit tha se ashtu si sulmi ajror i së premtes, Izraeli kishte si objektiv raketat që mund të përdoren kundër tij.Qeveria siriane e dënoi sulmin që tha se goditi një ndërtesë të ushtrisë në veri të Damaskut.Ministria e Jashtme siriane, në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së theksoi se “agresioni izraelit” vrau dhe plagosi disa njerëz dhe shkaktoi shkatërrime të mëdha.Irani gjithashtu e dënoi sulmin dhe u bëri thirrje vendeve në rajon të mbajnë qëndrim.Ushtria izraelite më pas dislokoi dy bateri të sisemit të saj të mbrojtjes në afërsi të kufirit verior.Zyrtarët izraelitë nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht sulmet në Siri.