Sekuestrohet 730 kg marijuanë në Itali, dyshohet se vinte nga Shqipëria
Policia italiane ka sekuestruar 730 kg marijuanë që po transportohej në një anije peshkimi dhe që sipas autoriteteve të shtetit fqinj dyshohet se vinte nga Shqipëria. Anija u pikas nga Roja bregdetare e Mesinës në kanalin e Otrantos.Pas sinjalizimit që ka marrë nga roja bregdetare policia e Mesinës ka vënë në ndjekje të anijes së peshkimit një anije patrullë "Peluso". Më pas punonjësit e policisë italiane kanë kryer kontrollin në anije, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 43 qese me nga 17 kg secila me lënë narkotike të llojit marijuanë gjithsej 730 kg.Mediat italiane bëjnë të ditur se Anija e peshkimit ku u gjet sasia prej 730 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë u shoqëruar për në breg dhe 3 antarët e ekuipazhit, me origjinë nga Katania janë vënë në pranga. Sipas autoriteteve italiane vlera e marijuanës së sekuestruar kap shifrën e 10 milionë eurove.Ndërkaq autoritetet e drejtësisë në Mesina janë duke hetuar për lidhjet e 3 të arrestuarve me bashkëpunëtorë të tyre, për të rënë në gjurmët e rrjetit të trafikut të lëndës narkotike.