Libia përfshihet nga trazirat
Libia u përfshi nga trazirat, kur Kongresi i vendit u dorëzua para kërkesave të milicive revolucionare dhe votoi për heqjen nga postet të zyrtarëve të periudhës së Gadafit, edhe nëse këta individë kishin kontribuuar në rrëzimin e diktatorit.Milicitë revolucionare në Libi po festojnë atë që e kanë cilësuar si “korrigjim të revolucionit. Ata brohorisnin dhe kërcenin, pas marrjes së lajmit se Kongresi i Përgjithshëm Kombëtar kishte votuar për të larguar nga postet zyrtarët e periudhës së Gadafit.Për një javë, anëtarë të grupeve paraushtarake në të gjithë vendin kanë rrethuar ministritë në përpjekje për të bërë presion për miratimin e ligjit që ndalon pjesëmarrjen në qeveri, Kongres apo administratë të zyrtarëve të periudhës së Gadafit.Por ndërkohë që grupet paraushtarake festonin, të tjerët shqetësoheshin. Shumë anëtarë të Kabinetit do të detyrohen të japin dorëheqjen, ndër ta edhe presidenti i Kongresit Mohamed Magarief, i cili ishte ambassador gjatë regjimit të Gadafit, para se të prishte marrëdhëniet me të dhe të drejtonte revoltën për rrëzimin e diktatorit.Nuk është i qartë fati i kryeministrit Ali Zeidan. Ai ishte për shumë vite diplomat gjatë regjimit të Gadafit, por mund të mos preket nga dispozitat e ligjit. Megjithatë disa islamistë kërkojnë largimin e tij nga posti.Shumë anëtarë të kabinetit janë detyruar të japin dorëheqjen, përfshirë Ministrin e Brendshëm, si dhe disa ligjvënës të moderuar.Diplomatët perëndimorë paralajmëruan se kjo masë, që ka qenë në debat prej javësh, është një “grusht shteti ligjor” dhe do të fuqizojë Vëllazërinë Myslimane dhe partitë e vogla islamiste.Kryeministri Zeidan dhe ministrat e tij u bënë thirrje libianëve të mbështesin qeverinë, por kjo nuk ndodhi. Qeveria e kryeministrit Zeidan nuk ka gëzuar popullaritet për shkak të ritmeve të ngadalta të ndryshimeve.Vetëm 200 vetë u mblodhën në një tubim të shtunën, një numër i pamjaftueshëm për të ndihmuar situatën në favor të qeverisë.