Gjuetia e paligjshme, Inspektoriati i Policisë Pyjore çon në Prokurori 4 raste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2016, 10:38
Inspektoriati i Policisë Pyjore ka kryer 1119 inspektime për 45 ditë, nga 15 janari. Nëpërmjet një njoftimi për mediat thuhet se 296 inspektime janë për gjuetinë e paligjshme.Në këto 45 ditë të inspektimeve, 4 raste të gjuetise së paligjshme janë kallëzuar pranë Prokurorisë.Po ashtu Inspektoriati i Policisë Pyjore në 44 raste ka marrë masa administrative me gjobë 3.13 milionë lekë.