Puna në të zezë Dritan Ylli: Fenomeni është reduktuar, por ka ende punë
Jemi përpjekur që të reduktojmë në maksimum punën në të zezë, duke bashkëpunuar me bizneset për sigurimin e punonjësve të tyre por kemi ende shumë punë për të bërë.Kështu u shpreh nga Lezha Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Punes Dritan Ylli i cili ishte i pranishëm në analizën e Drejtorive Rajonale të këtij insitucioni për zonen e veriut.Sipas tij vetem në 6 mujorin e dytë të vitit që lamë pas është arritur që të regjistrohen më shumë se 120 mijë punonjës të cilët punonin në të zezë.Dritan YLLI Drejtor i Inspektoriatit Shtetëror të Punës: Puna vijon për të zbuluar edhe punonjësin më të fundit që është në kushte skllavëruese pune duke mos qenë i siguruar qoftë për të pasur një pension, por për më tepër për tu trajtuar me skemat e ndihmave sociale në rastë të ndonjë aksidenti të mundshëm.Ylli e konsideroi të patolerueshme që Inspektorët e Punës të mbyllin sytë përpara një kantieri ndërtimi që nuk zbaton rregullat e sigurisë.Dritan YLLI Drejtor i Inspektoriatit Shtetëror të Punes: Jo për të ndërhyrë për një trill apo për ndonjë kapriço apo për ndonjë gjobvënie, por për të ndërhyrë për të vendosur punonjësin apo kushtet e punës në zbatim të rregullave të sigurisë teknike.Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës ju ka kërkuar drejtorive rajonale të veriut që të jenë më afër ankesave të qytetarëve për të ndërhyrë në kohë në çdo problematike që ata denoncojnë.