Martesat e hershme, fenomeni mbetet shqetësues, 102 raste të konfirmuara

Martesat në moshë të mitur vijojnë të mbetet një fenomen shqetësues në Shqipëri. Observatori për të drejtat e fëmijëve dhe fondi Kanadez ka raportuar se 102 vajza janë martuar nga mosha 12-17 vjece. Fenomeni nuk ka prekur vetëm komunitetin rom por edhe zonat rurale."Kemi anketuar 102 vajza të martuara në moshë të hershme në zonat të cilat i kemi pilotuar dhe kemi ngritur kampionin e metodologjisë në fillim dhe veme re qe mosha kryesore e të anketuareve tona që janë pjesë e këtij studimi është 16-17 vjeç. Në Vlorë kanë qenë dy raste kur këto gra të martuara kane lindur fëmijen e tyre ne moshen 14 vjeçare"Genta Sula: Tani që ne po hartojmë hapat për implementimin e reformës territoriale në sistemin shoqëror ta përcaktojmë mirë këtë kategori në të gjitha zyrat e mbrojtjes së fëmijëve, të kijet parasysh kjo kategori.