Daçiç: Nuk pres asgjë pozitive me zgjedhjen e Thaçit President

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka thënë se nuk pret të ndodh asgjë pozitive në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, në rast të zgjedhjes eventuale të zëvendëskryeministrit aktual, Hashim Thaçi, president i Kosovës.I pyetur se përse nuk pret të ndodh diçka e tillë, Daçiç për gazetën serbe “Danas”, ka thënë se krizat aktuale politike në Kosovë janë arsyetim i Prishtinës për dështimin e saj që t’i përmbush obligimet e marra me nënshkrimin e marrëveshjeve në Bruksel.“Dhe kjo do të vazhdojë”, ka thënë Daçiç, duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet të vë në presion Prishtinën për t’i përmbushur këto marrëveshje.