Leonardo Di Capio, 95 mijë dollarë për një ekspeditë 10 ditore në Mongoli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2016, 10:51
Aktori i Hollivudit, Di Caprio do të bëjë një udhëtim për 10 ditë në Mongoli, për të përjetuar aventurën e vërtetë nga filmi i fundit i tij, “The Revenant”.Di Caprio pagoi 95 mijë dollarë për këtë aventurë mbijetese në liqenin “Hovsgol” në Mongoli, për të qëndruar në një tendë të mongolëve , për të kalëruar dhe për gjueti.Ylli i nominuar i Oscar, do të udhëtojë së bashku me eksploruesin suedez Johan Ernst Nilson, i cili do ta çojë Di Capiron deri në limitet e jetës.Por, nuk duhet ta shohim kaq të vështirë aventurën e tij, pasi ai do të ketë me vete instruktorët dhe kuzhinierin personal.