PD akuza Ramës, Alibeaj: Kryeministri zgjedh Ndokën, jo sekretarin Kerry

Partia Demokratike solli në vëmendje disa foto, ku ish-deputeti Arben Ndoka, shaqet në krah të Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, me qëllim për të akuzuar kryeministrin Edi Rama se po shpërfill mesazhin e Sekretarit Kerry në lidhje me dekriminalizimin. Sipas drejtuesit të Departamentit të Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, Arben Ndoka, pavarësisht dorëzimit të mandatit, vijon të jetë aktiv në jetën politike të Partisë Socialiste.Partia Demokratike vijoi akuzat ndaj kryeministrit Rama se po shpërfill mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, lidhur me dekriminalizimin, duke vazhduar promovimin e personave të inkriminuar në partinë e tij.Për të mbështetur akuzat, një ditë më parë demokratët publikuan foton e ish-deputetit Arben Ndoka, në prezantimin e Prefektit të qarkut të Lezhës.Sot ata shfaqen një foto tjetër të ish-deputetit në krah të Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.Alibeaj: Ja ku është fotoja e ministres së mbrojtjes me ish-deputetin, që dekriminalizimi e largoi nga parlamenti, por jo nga Edi Rama i cili i ka besuar qeverisjen e Lezhës të dënuarit për prostitucion dhe rrëmbim personi.Sipas demokratëve, Ndoka po vepron me bekimin e Edi Ramës, pavarësisht se ligji për dekriminalizimin, i nxitur nga opozita dhe ndërkombëtarët, e nxori atë nga Parlamenti.Edi Rama ka zgjedhur Arben Ndokën, dhe jo sekretarin Kerri. Ka zgjedhur krimin, dhe jo partnerët ndërkombëtarë. Ka zgjedhur trafikantët, banditët, dhe jo qytetarët.alibeaj1