Rritet çmimi i floririt në Pekin

E prekur nga çmimi në tregjet ndërkombëtare, edhe dyqanet e sipërmarrjet më të mëdha të florinjve në Pekin e kanë rritur çmimin e floririt.Çmimi i floririt u rrit me 45 dollarë për gram. Që prej javës së shkuar, çmimi i arit në tregjet ndërkombëtare u rrit me 7.05%, rritja më e madh që prej dhjetorit të vitit 2008."Çmimi i arit arriti në 1061 dollarë për onz në fillmit në vitit 2016, duke arritur në 1263 dollarë për onz nga java e shkuar. Në përgjithësi, çmimi i arit është rritur me 16% në krahasim me muajin janar" tha Li Yang, menaxher i departamentit të tregtisë dhe shitjeve në korporatën e Caishikou."Ekonomia botërore është prekur seriozisht nga rënia e vazhdueshme në tregjet globale, sikurse në Europë dhe Amerikë" tha Li Yang.Ekspertët e tregut kanë parashikuar se çmimi i metalit të verdhë do të vazhdojë të rritet edhe në vijim ndikuar nga faktorët politike si tensionet në gadishullin korean."Në një të ardhme të afërt, ka mundësi që çmimi i arit të arrijë deri në 1300 apo deri në 1400 dollarë për onz" tha Jiao Guangyi, ekspert i tregjeve ndërkombtare./Oranews.tv/