Autoritetet maqedonase arrestojnë kryebashkiakun e Pustecit
Autoritetet maqedonase kanë vënë në pranga Kryetarin e Bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko pasi mbi të rëndon akuza e manipulimit të procesit zgjedhor në Maqedoni, në vitin 2012.Sipas raportimeve, Themelko është ndaluar në territorin maqedonas teksa një lajm i tillë përforcohet edhe nga mungesa e tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Ndalimi është është bërë e mundur për shkak se ai zotëron edhe pasaportën maqedonase përpos asaj shqiptare.Themelkos është i pari person që përfundon në pranga nga tetë ndalime që do të kryen në total, për llogari të çështjes së njohur si "Titanik".Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur nga autorietet, por thuhet se mbi t'a rëndojnë akuza të ndryshme që lidhen me zgjedhjen, përfshirë ryshfeti, shkatërrimi e falsifikimi i materialeve zgjedhore si dhe ndikimi për të favorizuar një prej kandidatëve.Sipas deklaratës së bërë nga Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në zgjedhjet e kaluara, të paktën 400 banorë të Pustecit janë pajisur me karta identiteti false për të votuar në Maqedoni. Zyrtari i qeverisë njoftoi autoriretet kanë nisur punën për të shkatërruar të gjitha këto dokumenta.Edmond Themelko u zgjodh kryetar Bashkie në Pustec në vitin 2015. Ai është kryetari i Aleancës Maqedonase, parti e cila në zgjedhjet e fundit u rradhit përkrah koalicionit të udhëhequr nga PS dhe LSI.