Delawie: Kriza politike në Kosovë është një sajesë e opozitës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka dërguar sërisht mesazhe për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë.Ai i bëri thirrje partitë opozitarë të mos bllokojnë institucionet kryesore të vendit në kryerjen e funksionit të tyre, teksa nënvizoi se kriza politike është një sajesë e krijuar nga përfaqësues të cilët nuk arritën që të përmbushnin synimet e tyre nëpërmjet votës."Më duhet të them se kjo është një krizë e sajuar. Problemi është se opozita nuk arriti të merrte atë që kërkonte në zgjedhje, ndaj po provon të përdorë dhunën për t'i përmbushur qëllimet e saj."Më tej, përfaqësuesi i Washintonit deklaroi se Ambasada amerikane nuk do të pranojë që të bisedojë më asnjë parti politike e cila përdor dhunë.Kur u pyet në lidhje me luajtjen e një roli ndërmjetësues në zgjidhjen e krizës politike, Delawie theksoi se Kosova nuk është më në atë fazë ku duhet të kërkojë ndërhyrje ndërkombëtare për trajtimin e problemeve të brendshme.Sa i përket dialogut me Serbinë, Ambasadori nënvizoi se marrëveshjet e firmosura në Bruksel duhet të zbatohen plotësisht.Ai citoi edhe njëherë fjalimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili gjatë vizitës së tij në Prishtinë, tha se Washingtoni nuk do të mbështeste asnjëherë një marrëveshje e cila cënon sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës.