Greqi, protestuesit “pushtuan” Sintagman: Merreni mbrapsht planin tuaj!
Mijëra qytetarë grekë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin fermerë, u mblodhën përpara godinës së parlamentit për të kundërshtuar reformën e pensioneve si dhe masat e tjera shtrënguese ekonomike.Ata dogjën në mënyrë simbolike një pemë ulliri, teksa mbanin në duar parkanrta ku shkruhej: "Merreni mbrapsht planin tuaj".Fatmirësisht ky tubim nuk u përshkallëzua në dhunë, ndryshe nga protesta e zhvilluar më herët, ku dhjetra demonstrues u përplasën me forcat policore.Megjithatë, në fjalën e tyre, qytetarët u shprehën se masat shtrënguese rrezikojnë që t'a përkeqësojnë edhe më tej situatën ekonomike.Ndërkohë, ky fermer tha se kishte udhëtuar për 13 orë me traktor, për të qënë i pranishëm në këtë protestë përpara parlamentit.Fermerët nga e gjithë Greqia kundërshtojnë reformat e planifikuara të qeverisë në skemën e pensioneve, të cilat rritin me trefish kontributet e tyre të sigurimit social dhe rrisin gjithashtu tatimin mbi të ardhurat, të cilat deri tani kanë qenë të subvencinuara tërësisht nga shteti.Më herët këtë javë, Tsipras tha se ai ishte i gatshëm të zhvillojë bisedime me fermerët për një ndryshim të lehtë të detyrimeve, por ata kundërshtuan propozimet e tij.Greqia mori 86 miliardë euro nga kreditorët ndërkombëtare, duke premtuar si këmbim miratimin e reformave.