Protesta e fermerëve grekë vazhdon para parlamentit, qeveria thirrje për negociata
Qeveria i bën thirrje fermerëve protestues të ulen në negociata pas 'zaptimit' të kryeqytetit grekRreth 10,000 protestues u mblodhën në sheshin “Sintagma” të premten, dhe vazhdojnë akoma të protestojnë pavarësisht nga era e ftohtë dhe shiu. Disa grupe protestuesish gjithashtu ngriten çadrat në sheshin ku janë mbledhur.Gjendja është përmirësuar paksa, sepse më parë gjatë ditës, 3.000 fermerë nga Kreta u përleshën me policinë, për arsye se policia pengoi ata të hynin në Ministrinë e Bujqësisë. Fermerët u përgjigjen duke hedhur gurë, dhe duke goditur disa policë. 10 oficerë u plagosën, 4 prej të cilëve, është dashur të dergohen në spital, gjithashtu edhe katër protestues u arrestuan.Ministri i Punës Giorgos Katrougalos, ka lëshuar një apel të ri për fermerët. Dhe iu kërkon atyre të ulen dhe të flasin për pakënaqësitë e tyre. Ministri u shpreh se “të dyja palët duhet të shikojnë njëri-tjetrin në sy."Kryeministri Alexis Tsipras është nën presion për të finalizuar një marrëveshje me kreditorët e Greqisë mbi reformat e pensioneve, dhe disa reforma të tjera. Tsipras pritet të udhëtojë në Paris të mërkurën, dhe pastaj për në Bruksel në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian. Burimi:Ekathemirini
