Ermal Meta me flamurin e LGBT në fytyrë në finalen e Sanremos

Ermal meta ka performuar në natën finale të Sanremo Giovanni 2016 me ngjyrat e ylberit të pikturuar në fytyrë.Flamuri i ylberit, simbol i lëvizjes për të drejtat civile të personave LGBT, është kthyer në një formë proteste për artistët pjesëmarrës në Feëtivalin e Sanremo 2016, në mbrojtje të ligjit mbi martesat e të drejtat e personave homoseksualë që po debatohet prej ditësh në Parlamentin italian.Pothuasje të gjithë këngëtarët që kanë performuar në skenën e teatrit Ariston të Sanremos kanë mbajtur në duar, në trup, mbi xhaketë o fustan shirita me ngjyrat e ylber.Akoma më origjinal është shprehur kantautori shqiptar Ermal Meta që gjatë performancës së tij në natën finale të Sanremo Giovanni e ka pi6tkuruar flamuri e ylberit në fytyrë.Reagimi në rrjetet social ka qënë i me jëhershëm e mjaft pozitiv ndaj gjestit të tij.Ermal Meta garon për cmimin e parë në Sanremo Giovanni 2016 së bashku me tre këngëtarë të tjerë, Mahmoud, Francesco Gabani, Chiara dello Iacovo./oranews.tv/61ad2254-0376-4e83-94c7-f18d26f2d1b9