Të shtëna me armë zjarri pranë banesës së Prokurorit Vat Staka

Të shtënat me armë zjarri rreth orës 21.30 minuta të së premtes, 12 shkurt 2016, dhe një telefonatë vuri në alarm policinë e Shkodres.Breshëria e të shtënave u regjistrua në një rrugicë në lagjen "Qaf Hardhi" pranë baneses së prokurorit Vat Staka dhe bashkëshortes së tij Vjoleta Staka, drejtoreshë e sigurimeve shoqërore ne kryeqendrën e veriut.Sipas të dhënave të para të grupit hetimor dhe në bazë të dëshmive të banorëve të zonës, ka qënë një person që ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi nga zona me një mjet që e priste në hyrje të rrugicës.Si provë e kësaj ngjarje janë gjetur gëzhojat në afërsi të banesës së prokurorit, ndërsa hetimet e policisë për këtë ngjarje që fatmirësisht nuk pati të lënduar vijojnë.Autori dyshohet se ka përdorur daljen në unazën lindore që ndodhet pranë vedngjarjes për tu larguar pa u përshkuar me policinë.Hetimet e para lidhen me një kërcënim që ka të bëjë me detyrën e prokurorit Vata, ndërsa pista e dytë e hetimit është përqëndruar me ndonjë konflikt të çastit mes personave të ndryshëm që ka degjeneruar në të shtëna me armë.[caption id="attachment_675831" align="alignnone" width="640"]te shtena me arme ne shkoder (2) Ne foto: Policia ne vendin ku ndodhen te shtenat me arme[/caption][caption id="attachment_675832" align="alignnone" width="640"]te shtena me arme ne shkoder (5) Ne foto: Policia ne vendin ku ndodhen te shtenat me arme[/caption][caption id="attachment_675833" align="alignnone" width="640"]te shtena me arme ne shkoder (6) Ne foto: Policia ne vendin ku ndodhen te shtenat me arme[/caption][caption id="attachment_675834" align="alignnone" width="640"]te shtena me arme ne shkoder (7) Ne foto: Policia ne vendin ku ndodhen te shtenat me arme[/caption][caption id="attachment_675835" align="alignnone" width="640"]te shtena me arme ne shkoder Ne foto: Policia ne vendin ku ndodhen te shtenat me arme[/caption][caption id="attachment_675836" align="alignnone" width="640"]te shtena me arme ne shkoder (3) Ne foto: Policia ne vendin ku ndodhen te shtenat me arme[/caption][caption id="attachment_675837" align="alignnone" width="640"]te shtena me arme ne shkoder (4) Ne foto: Policia ne vendin ku ndodhen te shtenat me arme[/caption]