Avioni i linjës Tiranë-Athinë ulje të detyruar pas 15 min fluturim, dyshime për defekt

Avioni i linjës Tiranë-Athinë ka bërë ulje të detyruar vetëm pas 15 minutave fluturim nga pista e Rinasit.Burime nga aeroporti thonë se ka qenë piloti i avionit që ka kërkuar ulje të detyruar, pasi dyshonte për një defekt në avion.Por pas uljes së avionit është konstatuar se nuk kishte asnjë defekt. Ndërkohë avioni pritet të niset sërish drejt Athinës.