Fermerët grekë tentojnë të marrin Ministrinë, u hidhet gaz lotsjellës

Është ndezur sërish nga dhuna kyeqyteti grek, ku qindra persona kanë protestuar kundër reformës së pensioneve, kusht i kërkuar nga kreditorët ndërkombëtar në këmbim të borxhit që shpëtoi Greqinë nga falimenti.Policia greke përdori gaz lotjesllës për të shpërndarë turmën e fermerëve që tentoi të hyjë me dhunë në ambientet e ministrisë së Bujqësisë në qendër të Athinës.Përleshjet shpërthyen në momentin kur 800 fermerë nga Kreta, ishulli më i madh i Greqisë, u përpoqën të hyjnë me një kamion fruta perimesh brenda oborit të ministrisë.Refuzimi i një veprimi të tillë nga forcat e rendit çoi në degjerim të situatës.Situata u përshkallëzua shpejt, ku fermërët nisën të qëllojnë me gurë dhe sende të forta drejt forcave policore, të cilat iu përgjigjën me gaz lotsjellës.Katër protestues u arretuan gjatë përleshjeve dhe përpjekjeve të policisë për të përmirësuar situatën.Fermerët nga e gjithë Greqia kundërshtojnë reformat e planifikuara të qeverisë në skemën e pensioneve, të cilat rrisin me trefish kontributet e tyre të sigurimit social dhe rrisin gjithashtu tatimin mbi të ardhurat, të cilat deri tani kanë qenë të subvencionuara tërësisht nga shteti.Më herët këtë javë, Tsipras tha se ai ishte i gatshëm të zhvillojë bisedime me fermerët për një ndryshim të lehtë të detyrimeve, por ata kundërshtuan propozimet e tij. Greqia mori 86 miliardë euro nga kreditorët ndërkombëtare, duke premtuar reformat.Protesta në Athinë pritet të zgjasë dy ditë, ndërsa gjatë gjithë kësaj jave dhe javës së shkuar, fermerët grekë kanë protestuan në gjithë vendin.Protesta e tyre ka shkaktuar edhe bllokime të herëpas hershme të pikës kufitare të Kapshticës, pasi fermerët kanë bllokuar rrugën nga ana greke e kufirit1911059 image image (1) image (2) image (3) image (5) image (4) image (6) image (7) image (9) image (10) image (11) image (17) image (15) image (16) image (18) /Oranews.tv/