Mazhoranca pas Venecias do të kërkojë konsensusin e opozitës për drejtësinë
Drejtuesit e koaliconit të majtës, Edi Rama dhe Ilir Meta zvhilluan takimin e përjavshëm koordinativ, ku janë dakordësuar për të kërkuar konsensusin e opozitës për refomën në drejtësi, pas mbërritjes së rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Burime pranë takimit thanë se do të gjendet çdo kanal komunikimi, që në fund të rezultojë me votën pro reformës së opozitës. Ndërkohë, reforma dhe Byroja e Hetimit ishin në qendër edhe të një takimi që pati kreu i kuvendit Meta me presidentin Nishani.Tirane- Maxhoranca do të kërkojë konsensusin e opozitës për reformën në drejtësi. Ky ka qenë thelbi i diskutimeve të përfaqësuesve të koalicionit qeverisës në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta në takimin e përjavshëm të së premtes.Sipas burimeve të Ora News gjatë 90 minutave të takimit është diskutuar vullneti për të komunikuar me opozitën, pas mbërritjes së rekomandimeve të Komisionit të Venecias në muajin mars në mënyrë që të garantohet dhe vota në favor të reformës dhe Byrosë së Hetimit.Përveç përpjekjeve për të nxitur përfundimin e reformës në drejtësi aleatët kanë dëgjuar një ekspoze të Ministrit të Drejtësisë, Manjano për çështjet e drejtësisë dhe Ministrit Haxhinasto për infrastrukturën.Në përmbyllje të diskutimit, asnjë prej të pranishmëve nuk u prononcuan për mediat, por kryeministri Edi Rama nuk kurseu një batutë kur i tha gazetareve se "nuk do të komentonin, pasi ishin ndarë"Përpara se të takohej me Ramën, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta pati një takim rreth 20 minutësh në Presidencë me Kreun e shtetit Bujar Nishani. Burime pranë dy institucioneve thanë se në fokus ka qenë reforma në drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit./Oranews.tv/