Austria mesazh opozitës në Kosovë: Braktisni dhunën
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në zyrën e tij, homologun e tij austriak, Sebastian Kurz, me të cilin ka diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit. Gjatë konferencës së mbajtur për mediat, kreu i diplomacisë austriake, bëri thirrje që opozita të braktisë dhunën, ndërkohë që theksoi se qeveria duhet të rrespektojë marrëveshjet e firmosura në Bruksel me Serbinë dhe Malin e Zi.Kurz: "E dimë që jeni në një pozitë të vështirë. I kemi parë dritaret e thyera të ndërtesës së qeverisë dhe dua të them këtu shumë qartë. Hiqni dorë nga dhuna dhe përqafoni proceset demokratike. Opozita duhet që të ulet dhe të dialogojë me qeverinë. Në qasjen tonë është mirë që marrëveshjet e firmosura me Beogradin të zbatohen." Më tej Kurz nënvizoi se Austria do të vijojë të mbetet një partner mjaft i rëndësishëm dhe se do të mbështesë reformat politiko-ekonomike të ndërmarra në Kosovë.Nga ana tjetër, zëvendës-kryesministri Hashim Thaçi deklaroi se zgjidhja e ngërçit politik në Kosovë duhet të vijë vetëm nëpërmjet dialogut.Pavarësisht apelit të qeverisë dhe të ndërkombëtarëve, partitë opozitare kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend që të tërhiqen nga qëndrimi i tyre. Protesta e rradhës e opozitës do të mbahet në Prishtinë më datë 17 shkurt.