Financat e Pushtetit Lokal, Veliaj thekson rëndësinë e kompetencave të pushtetit vendor

Në konferencën e organizuar për Ligjin mbi Financat Vendore Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj theksoi rëndësinë e kompetencave të pushtetit vendor.Erion Veliaj: “Unë besoj sinqerisht tek transferimi i disa kompetencave. Kur dikush zgjidhet kryetar bashkie nënkupton të drejtën për tu zgjedhur , të drejtën për të taksuar dhe të drejtën për të shpenzuar. Momentalisht shumica e bashkive, jo vetëm 46 bashkitë që janë pjesë e shoqatës tonë të bashkive po dhe me shoqatën tjetër, që meqë ra fjala ka ardhur koha të bashkohemi dhe unë gjithmonë do ta përdor këtë platformë për të bërë ftesë për bashkim që të jemi bashkë në komision, bashkë me qeverinë e t’ju garantoj që të jem më shumë kritik se qeveria se sa ata që mendojnë se janë në opozitë me qeverinë kur vjen pun ate puna.”Veliaj e cilësoi pa sens faktin që taksa e pronës vjen e mandatuar nga qeveria qëndrore ndaj dhe sipas tij ajo duhet të jetë kompetencë e qeverisë lokale:Erion Veliaj: “Është nonsens që taksa e pronës, megjithëse nuk mblidhet, megjithëse është më e ulta sot në Ballkan vjen e mandatuar nga qeveria qëndrore. Ne i kemi ndarë në dy kategori. Shtëpitë para ’93, shtëpitë pas ’93. Por prap kanë ndryshim. Një shtëpi në bllok dhe një shtëpi në Shën Gjergj, pavarësisht para apo pas ’93 kanë vlera të ndryshme. Kjo do të thotë që disa çështje si zonimi ose si taksa e pronës sipas vlerës dhe jo detyrimisht sipas vitit të ndërtimit, duhet të jenë kompetenca totalisht të qeverisë lokale.”Në konferencën për Financat e Pushtetit Lokal organizuar nga USAID Veliaj kërkoi miratimin e tij brenda muajit korrik./Oranews.tv/