Shi dhe erë e fortë, ja si duket sot qyteti bregdetar i Durrësit
Qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë këtë të mërkurë nga reshje shiu dhe erëra të forta që arrijnë deri në 22 m/s.Si pasojë e motit të keq, deti është i dallgëzuar dhe lartësia arrin deri në 6 ballë, ndërsa është pezulluar edhe puna në disa sektorë të Portit.Anijet tregetare të tonazhit të ulët e të mesëm si dhe anijet e peshkimit janë ndaluar të dalin në det. Puna është ndërprerë përkohesisht edhe ne sektorin e ngarkim-shkarkimit të mallrave.Tragetet linjës Bari-Durres pritet të mbërrijnë me disa orë vonesë. Kapiteneria sqaron se dy tragetet ndodhen në rade, pasi kanë probleme me ankorimin në port.[caption id="attachment_673916" align="alignnone" width="640"]
Qyteti i Durresit sot 10 shkurt, i perfshire nga era dhe shiu[/caption][caption id="attachment_673915" align="alignnone" width="640"]
Qyteti i Durresit sot 10 shkurt, i perfshire nga era dhe shiu[/caption][caption id="attachment_673914" align="alignnone" width="640"]
Qyteti i Durresit sot 10 shkurt, i perfshire nga era dhe shiu[/caption][caption id="attachment_673912" align="alignnone" width="640"]
Qyteti i Durresit sot 10 shkurt, i perfshire nga era dhe shiu[/caption]