Pedagogu Eduart Ndreca i Universitetit "Luigj Gurakuqi" emërohet Prefekt i Lezhës
Institucioni i Prefektit të Lezhës tashmë do të ketë drejtuesin e saj të ri. Eduart Ndreca pason në këtë post Ndrec Dedën e dorëhequr për të kandiduar për postin e kreut të Bashkisë Mirditë.Prej 8 muajsh institucioni i Prefektit drejtohej nga sekretari i Përgjithshëm Altin Jaku.Emri i pedagogut të histori-gjeografisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër Eduart Ndreca është konfirmuar sot pas mbledhjes së Qeverisë.Prefekti i ri i Lezhës Ndreca vjen nën radhët e Partisë Socialiste, pasi më herët ka mbajtur postin e kreut të kësaj force politike për qytetin e Lezhës.Ishin disa kandidatë që pretendonin për tu emëruar si Prefekt i qarkut të Lezhës, por duket se karriera, “background”-i i tij politik dhe personal duket se kanë bindur Kryeministrin Rama që t’ia besojë këtë detyrë pedagogut Ndreca.Nga ana tjetër Prefekti i komanduar Altin Jaku në një postim në rrjetin e tij social në Facebook ka deklaruar se nuk është shkarkuar nga detyra, pasi vazhdon të ketë të njëjtin funksion si më parë atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Prefekturës të Lezhës.