LSI emëron tre zv/Ministra në Qeveri, mes tyre ish-kreu i SHISH, Bahri Shaqiri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2016, 14:30
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme emërimin në detyrë të tre zv/ministrave të rinj të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Bëhet fjalë për personalitete që vijnë nga bota shoqërisë civile dhe akademike.Ish-kreu i SHISH, Bahri Shaqiri, është emëruar në mbledhjen e sotme të Qeverisë si zëvendës/Ministër i Transporteve.Shaqiri ka qenë në krye të SHISH për një periudhë 7 vjeçare, nga vitit 2015-2012, kur u shkarkua dy javë pas zgjedhjes së Bujar Nishanit President.Ndërkohë, Adela Shera Karapici emërohet zëvendës/Ministre e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes.Roni Telegrafi emërohet zëvendës/Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.Me emërimin e këtyre tre zëvendësministrave janë plotësuar edhe vendet vakante të përfaqësuesve të LSI-së në kabinetin qeveritar.Ndërsa Eduard Ndreca është emëruar Prefekt i Qarkut të Lezhës.
CV-të e tre zv/ ministrave të rinj në Qeveri