Qeveria miraton Byronë e Hetimit, varet nga policia dhe hetimet nga Prokuroria

Byroja Kombëtare e hetimit u miratua sot nga këshilli i Ministrave si një organ i ri që ngrihet për hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe funksionarëve të lartë të administratës në vend.Sipas variantit të miratuar në qeveri Byroja Kombëtare e hetimit do të jetë në varësi të Drejtorit të Policisë së Shtetit, por ndryshe nga projektligji i parë që u rrëzua, hetimet penale do t'i kryejë Prokurori i Përgjithshëm përmes një grupi prokurorësh që do të ngreje.Gjithashtu, emërimi i Drejtuesit të Byrojsë, për një periudhë 5 vjeçare,  do të jëtë kompetencë e Ministrit të Brendshëm, por duhet të ketë pëlqimin e Prokurorit të Përgjithshëm.Drafti i përpunuar gjatë muajve të fundit pas kthimit nga Gjykata Kushtetuese të variantit të mëparshëm të ligjit, sipas burime të Ora News është hartuar në bashkëpunim me OPDAT, ka mbështetjen e SHBA dhe është dhënë pëlqim edhe nga kreu i opozitës.Javën e kaluar në Kuvend opozita dhe shumica u përplasën pikërisht për miratimin e këtij drafti por Kryeministri Rama u shpreh se Byroja është pjesë e rëformës në Drejtësi që po kryhet nga Komisioni i posacëm Parlamentar.Kryetari i PD, Basha kërkoi me ngulm votimin në qeveri të draftit të Byrosë, duke akuzuar Ramën se po pengonte ngritjen e Byrosë së Hetimit.Një opinion me shkrim, ku ky varian cilesohet si antikushtetues, i është dorëzuar qeverisë me herëtYlli Manjani pat deklaruar: Nëse ka fajtorë për idenë e Byrosë së hetimit jam unë. Kam që në 2008 që them duhet krijuar një institucion hetimor. Ideja është të ndërtojmë një strukturë profesionale hetuesish që marrin dosjen dhe analizojën profesionalisht.  Sigurisht këta hetues nuk janë polic, nuk janë ruajtës rendi. Janë dy veprimtari që lidhen së bashku por nuk janë e njëjta gjë Haki Çako pat deklaruar: Në gjykimin tim kjo strukturë duhet të jetë në varësi të policisë së shtetit për faktin sepse është një strukture, e cila do të bëjë të domosdoshme investigimin ose hetimin proaktiv dhe një sërë veprimtarish gjurmuese dhe investiguese të cilat janë mundësi dhe akses i policisë. Çdo varësi tjeter në struktura të tjera qoftë dhe në prokurori nuk do të mundësonte gjurmimin policior ose do të dublonte sektorë dhe drejtime të caktuara të policisë të cilat besoj se do të krijonin dualitete kështu që edhe vetë prokuroria do të shndërrohej në polici.Miratimi i këtij projektligji në Kuvend kërkon shumicë të cilësuar prej 3/5 meqenëse është ligj organik dhe mbetet për tu parë nëse maxhoranca do të jetë solide me 84 votat e nevojshme për ta kaluar, apo do te mbetet peng i një konsensusi më të gjerë,  edhe pse Kryetari i LSI dhe i Kuvendit Meta në një reagim për Ora News e përshëndeti miratimin e Byrosë nga qeveria[caption id="attachment_673984" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Ministri Tahiri duke hyrë në kryeministri Ne foto: Ministri Tahiri duke hyrë në kryeministri[/caption]Një Komision i Pavarur i Rishikimit që do të përbëhet nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Evropian dhe të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri do të japin ekspertizë dhe këshilla për funksionimin më të mirë dhe zhvillimin e BKH-së. Po kështu  Komisioni i Pavarur i Rishikimit monitoron në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të BKH-së sikurse edhe vendimet për të larguar punonjësit e BKH-së dhe siguron përputhshmërinë me ligjet ekzistuese[caption id="attachment_673975" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Ministri Manjani duke dale nga kryeministria pas mbledhjes se qeverise Ne foto: Ministri Manjani duke dale nga kryeministria pas mbledhjes se qeverise[/caption][caption id="attachment_673976" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Ministri Ditmir Bushati duke dale nga kryeministria pas mbledhjes se qeverise Ne foto: Ministri Ditmir Bushati duke dale nga kryeministria pas mbledhjes se qeverise[/caption][caption id="attachment_673971" align="alignnone" width="640"]Ministri Blendi Klosi duke dale nga kryeministria pas mbledhjes se qeverise Ne foto: Ministri Blendi Klosi duke dale nga kryeministria pas mbledhjes se qeverise[/caption][caption id="attachment_673987" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Ministri Beqaj duke dale nga kryeministria pas mbledhjes se qeverise Ne foto: Ministri Beqaj duke dale nga kryeministria pas mbledhjes se qeverise[/caption]