LSI përshëndet draftin për Byronë, Meta: Do procedojmë me shpejtësi siç kërkon opozita
LSI përshëndeti miratimin e projektligjit për Byronë e Hetimit.Duke folur për Ora News, kryeparlamentari Ilir Meta tha se do të procedohet në Kuvend me shpejtësi sic kërkon opozita.Po ashtu Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar se është e rëndësishme që Byroja Kombëtare e Hetimit të jetë efikase dhe kushtetuese.“Debatet e tjera – ka thënë Meta- nuk kanë rëndësi”.Edhe në një deklaratë për median kryetari I LSI-së Petrit Vasili konfirmoi mbështetjen që LSI I jep draftit të miratuar nga qeveria. Gjithashtu do të mbështesë dhe rrugën e miratimit të strukturës dhe funksionimit të saj. Ai tha se procesi ishte gjithëpërshfshirës dhe me frymë konsensusi duhet të miratohet nga parlamenti. Petrit Vasili: Ne përshëndesim miratimin e një ligji të tillë i cili paraqet një ligj të rëndësishëm për të gjithë specifikën dhe objektin që ai ka dhe që do të jetë objekti i punës së tij. Është gjithashtu për tu përshëndetur sepse ky draft ka patur edhe mbështetjen e OBDAT-it, pra që garanton cilësinë dhe integritetin e tij. Gjithashtu mënyra sesi eci ligji realizoi një process gjithëpërfshirës dhe konsensual pasi në këtë mënyrë merr përgjigje ose zgjidhje dhe një shqetësim i ngritur nga opozita për miratimin e këtij pr/ligji.Ky shqetësim që nga sot merr një përgjigje, pasi u miratua nga qeveria. Ajo që mbetet më kryesorja është që kjo strukturë të fillojë sa më parë nga puna, pasi objektivat që ligji ka dhe struktura e ngritur ka kanë të bëjnë me cështje të rëndësishme që në këtë mënyrë do të marrin përgjigje.