"Lëviz Albania" prezantohen 18 aplikimet e para të konkursit të ideve

Janë prezantuar në Shkodër 18 aplikimet e para të "konkursit të ideve" organizuar nga "Lëviz Albania" me qëllim ndërgjegjësimin e publikut për përfshirje në rritjen dhe konsolidimin e demokracisë vendore.Gjithsej në kryeqëndrën e veriut përgjatë dy ditëve do të jenë 30 organizata jofitimprurëse dhe individë që do të konkurojnë me koncept idetë.Qëllimi kryesor i "Lëviz Albania" është që qytetarët të përfitojnë nga përmirësimin i demokracisë vendore. Valdet Sala, "Lëviz Albania": Vetëm kështu do realizojmë pritshmëritë që kemi të gjithë bashkë dhe donator I këtij projekti ku aktori kryesor është qytetari.Në të gjithë vendin pjesë e këtij projekti të mbështetur nga ambasada Zvicerane, Co Plan, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Partners Albania do të prezantojnë projekt - idetë e tyre 104 aplikantë, ndërsa do të zhvillohen 3 konkurse./Oranews.tv/