Homazhe për Elidona Demiraj, qytetarët: Tropojani nuk e ka traditë të vrasë gra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2016, 15:40
Dhjetëra gra e vajza bënë homazhe në qytetin e Bajram Currit për 25 vjeçaren Elidona Demiraj, e varur në Londër nga bashkëshorti i saj.Homazhet ku merrte pjesë dhe deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj u vlerësuan dhe si një sensibilizim ndaj dhunës në familje.Domosdoshmëria e respektimit të gruas dhe pavarësia ekonomike e saj ishin pikat kyçe ku u përqëndruan fjalimet, ku u theksua se nuk është në traditën e tropojanëve vrasja e gruas.Qindra qytetarë bën homazhe pranë portretit të Elidona Demirajt, ku u vendosën dhe lule.
/Oranews.tv/