Strukturat e PS në Kukës, Bushati: Të përzgjidhen njerëz me reputacion
Nga Kukësi ku u takua me strukurat e PS, i deleguari i kësaj force për veriun, Ditmir Bushati bëri thirrje që për zgjedhjet e vitit 2017 të përzgjidhen kandidat me integritet. Bushati u kërkoi strukturave që të angazhohen e të mos lejojnë shkarkimet politike nga puna prej bashkisë së Kukësit.Kukës-I deleguari socialist per menaxhimin e degëve në qarqet e veriut, me nota kritike ka kërkuar nga strukturat e Kukësit, të aktivizojnë të gjithë kontribuesit e kësaj partie në rang qarku. Ditmir Bushati beri thirrje që të perzgjidhen njerezit me reputacionin e duhur për në zgjedhjet e 2017-s, ndërsa humbësit në vendoret 2015 nuk duhet të kandidojnë më.Ditmir Bushati: Të përzgjidhen njerëzit më të mirë, ata që mund të përfaqësojnë më mirë Kukësin dhe Hasin. Ata njerëz që do të kandidojnë duhet të kenë reputacionin e duhur dhe mbështetjen e secilit prej nesh për ta cuar secilën nga njësitë e bashkisë, drejt fitores.Ditmir Bushati u ka kërkuar strukturave që të mos lejojnë bashkinë e djathtë të largojë njerëz nga puna për shkak të bindjeve politike.Ditmir Bushati: Atë lloj kriticizimi ne ta kemi në radhë të parë ndaj asaj çka po ngjet në Bashkinë Kukës, në mënyrën sip o hiqen njerëzit nga puna. Kjo është Shqipëria e shek XXI dhe jo e shekullit XVII që njerëzit hiqen nga puna me lista.I deleguari i PS per zonen e veriut Ditmir Bushati, pas mbledhjes me strukturat, u dorëzoi teserën e anëtarësimit, disa të rinjve që iu bashkangjitën kësaj force politike.