Gjykata e Lartë, Kryetari Zaganjori: Të shndërrohet në gjykatë karriere

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori kërkoi miratimin e reformës në drejtësi, duke e konsideruar një domosdoshmëri për këtë gjykatë. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Zaganjori po ashtu u shpreh për rishikim të kodeve të procedurave penale dhe civile, ndërsa për dosjen e 21 janarit tha se do të shqyrtohet shumë shpejt. Pas Ministrit të Drejtësisë Manjani edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori është i mendimit që ndryshimet në kodet e procedurës penale dhe civile të mos bëhen të pjeshme por duhet të punohet për rishkrimin e tyre nga e para.Zaganjori: “Në kodet e procedurës ne kemi mangësi të theksuara, veçanërisht në kodin e procedurës penale dhe civile. Në mesin e viteve ’90 janë miratuar këto kode. Në pjesën më të madhe është marrë sistemi italian. Në një kohë që vetë sistemi italian ka shumë probleme me gjykimin brenda afatit të arsyeshëm. Janë dhënë shumë vendime edhe nga Gjykata e Strasburgut .Edhe përkthimi nuk ka qënë korrekt kur ishte në Gjykatën Kushtetuese."Kreu i Gjykatës së Lartë tha se problem në këtë gjykatë mbetet numri i lartë i çështjeve prandaj ai nënvizoi se reforma në drejtësi është një domosdoshmëri.Për dosjen e 21 janarit Zaganjori tha se shqyrtimi pritet të nisë shumë shpejt.Zaganjori: "Çështja do trajtohet shumë shpejt. Duhet të kemi parasysh ngarkesën e madhe që ka ajo. Sigurisht që gjykatësi duhet të jetë i ftohtë. Për këtë punë është, që të gjykojë çështjet.Është shumë volumizone."13 mijë dosje janë në pritje për tu shqyrtuar nga Gjykata e Lartë, e cila prej gati 2 vitesh funksionon me 2 gjyqtarë mangët./Oranews.tv/