Kryeprokurori i Prizrenit: Është rritur zbulueshmëria e krimit ndërkufitar
Rritja e zbulueshmërisë së krimit ndërkufitar Kosovë-Shqipëri, do të ndikojë në sigurimin e klime të qetë për qytetarët dhe biznesin e të dy vendeve. Deklarata është bërë nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe kryeprokurori i Prizrenit, gjatë takimit për intensifikimin e bashkëpunimit ndërkufitar.Intensifikimi i bashkëpunimit ndërkufitar ka qenë fokusi i takimit të Ambasadori të Shqipërise ne Kosove, Qemal Minxhozi, me kryeprokurorin e Prizrenit. Qëllimi është krijimi i një klime më të qetë për zhvillimin e bizneseve.Qemal Minxhozi: Është rritur shkalla e zbulueshmërisë përsa i përket kriminalitetit i cili nuk njeh kufi dhe shtetësi, por edhe për të krijuar një hapësirë të qetë edhe për qytetarët në të dyja anët e kufirit për zhvillimin e biznesit.Syle Hoxha: Sot u morëm vesh që ta intesifikojmë këtë bashkëpunim, luftën kundër krimit sidomos krimit kufitar.Aktualisht, falë bashkëpunimit të ndersjelltë eksporti i mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës këtë vit ka shënuar rritje, dhe bazuar në te dhenat e Institutit të statistikave në Tiranë, Kosova ngelet vendi i dyte pas Italisë në eksportin e mallrave.