Rrugët e amortizuara në Fier, qytetarët: Janë të ngushta dhe me gropa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2016, 11:51
Në Fier, rrugët kryesore të qytetit po shkatërrohen nga gropat e shumta që krijojnë dhe problem në trafikun e automjeteve.Problemet më të mëdha sipas qytetarëve janë në rrugën "Brigada e 11 Sulmuese", unaza e vogël e qytetit , por dhe në segmente dytësore të ngushtuara nga ndërtimet.Banorët thonë se disa herë e kanë ngritur shqetësimin në bashki.E kontaktuar, bashkia Fier pohon se ka një plan masash dhe grafik për rikonstruksionin e rrugëve të cilat do të bëhen me standarte të reja bashkëkohore.