Rama mbron check-up-in: Kontrolli bazë dhe mjeku i familjes falas

Kryeministri, Edi Rama, ka dalë sërish në mbrojtje të check-up-it, pavarësisht akuzave të përsëritura të Partisë Demokratike.Gjatë një vizite në qendrën shëndetësore numër 7 në Shkozet, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, Rama tha se po vijon të shënohet progres drej mbulimit universal në sistemin shëndetësor.Rama: Me progresin që kemi bërë nuk kemi kemi vetëm kontrollin bazë falas por kemi dhe mjekun e familjes falas. Po të krahasojmë sot tarifat në spital për ata që janë të siguruar dhe ata që janë të pasiguruar diferenca është shumë  e vogël. Pra po shkojmë drejt projektit tonë. Analizat janë absolutisht të standardeve europiane.Ndërsa Ministri Beqaj sqaroi se nga ky kontroll ka dy avantazhe:Rama: Kjo ka dy avantazhe, një njohje të mirë të situatës sëmundshmërisë së gjithë situatës dhe një njohje konkrete që pastaj u krijon mundësi mjekëve që të vazhdojnë në mënyrë të shenjestruar. Duke qenë se në Durrës ne po  të zbatojmë recetën elektronike, çdo mjek i parësorit në Durrës i ka në kompjuterin  e vet. Pra që nga java e ardhshme rezultatet e check up të qytetarëve të tij nuk ka nevojë të vijë e ti marri në kabinet, por që nga java e ardhshme do ti ketë në kompjuterin e vet.Qendra shëndetësore nr.7 në Shkozet të Durrësit i shërben një popullsie prej rreth 20.000 banorë, nga të cilët 5817 janë të grupmoshës 40-65 vjeç.Nga evidencat mjekësore të qendrës, rreth 1000 qytetarë e kanë kryer check-up-in falas.