Shëndetësia falas, Rama: Për herë të parë një bazë të dhënash

Si një përgjigje ndaj kritikave dhe akuzave të opozitës se kontrolli shëndetësor i popullatës bëhet për të favorizuar me tender klientë të qeverisë, Kryeministri Rama ka parë nga afër bërjen e analizave në qendrën shëndetësore numër 10 në kryeqytet.Rama: Por është edhe një e mirë e përbashkët, sepse krijojmë një bazë të dhënash për herë të parë dhe mbi atë bazë të dhënash bëjmë dhe politikat që na duhen. Pa këtë bazë të dhënash nuk e bëjmë dot sistemin e shëndetësisë me mbulim universal, d.m.th. falas për të gjithë ata që s’kanë mundësi.Bluzat e bardha u shprehën se inters i qytetarëve për të bërë kontrollin bazë është në rritje.I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeopozitarit Lulzim Basha në lidhje me kryerjen e Check Up. Ai tha se kjo është një propagandë boshe dhe se analizat në shumicën e rasteve nuk kryehen farë, por plotësohen nga stafi vetëm për të dhëna statistikore.Basha ka analizuar një rast, ku sipas tij një qytetare nga ky kontroll ka rezultuar me vlerë protein 25, çka nënkupton se ka nevojë për dializë, por realisht thotë Basha ajo gëzon shëndet të plotë.