Pasuritë e paluajtshme, regjistrimi në fazën karabina shmang pastrimin e parave
Regjistrimi i pallateve që në fazën karabina është i domosdoshëm për të shmangur financimin e terrorizmit,pastrimin e parave si dhe dhënien e kredive në mënyrë abusive.Zv.Ministri i Drejtësisë Arben Isaraj deklaroi se me këto ndryshime synohet që të krijohet siguri juridike për qytetarët.Arben Isaraj: “Neni 46 i ligjit gjithashtu u sugjerua të rishikohej nga grupi i punës përsa i përket çështjes së regjistrimit të karabinarëve dhe statusit të mëtejshëm mbi këtë pasuri.Janë kreditë e dhëna të këqija apo abuzive që janë në sistemin bankar dhe ndodhen për arsye të korrupsionit etj. Është financimi i terrorizmit që e kemi gjetur në disa raste flagrante.”Pavarësisht se synim i këtij ligji është dhënia fund shitjes së apartamenteve disa qytetareve njëkohësisht, ajo që mbetet e paqartë është trajtimi i rasteve aktuale kur kjo gjë ka ndodhur ndërkohë.Për demokratët ky ligj është një zgjidhje por sërish ata kanë disa paqartësi dhe pikpyetje.Ridvan Bode: “Kjo futet në procedurë kur aplikon për leje ndërtimi kur fillon faza e karabina, tani janë në përfundim që nuk janë të regjistruara. Çfarë do bëhet me këto që janë në proces?”Erion Braçe: “Një ndërtuese e shet apartamentin apo atë që ka ndërtuar në dy tre duer dhe tani bën atë që e dimë të gjithë.Këtë duan që ta rregullojnë.”Komisioni i Ekonomisë u përfshi nga debate të ashpra për konçesionet, ku këtë herë nuk ishte qeveria në shënjestër por opozita.Ridvan Bode: “Ju ka mbetur pse hoqët vizat.I doni këtu në burg të gjithë.”Erion Braçe: “Mua më shqetëson fakti sa paguajnë qytetarët e Republikës së Shqipërisë nga ato që ke marrë si vendime ti.”Komisioni Parlamentar i ekonomisë miratoi në parim ndryshimet ligjore për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, që synojnë t’i japin fund mashtrimeve në fushën e ndërtimit./Oranews.tv/