Thatësira në Somali, mbi 50 mijë fëmijë në rrezik për jetën

Thatësira e madhe që ka përfshirë Somalinë rrezikon jetën e mbi 50 mijë fëmijëve.OKB u ka kërkuar organizatave ndërkombëtare të japin ndihmë sa më shpejt për të parandaluar pasojat fatale. Sipas një llogaritje nevojiten 1.4 miliard dollar për të kaluar këtë situatë të vështirëMë shumë se 50.000 fëmijë në Somali rrezikojnë të humbasin jetën për shkak të thatësirës që ka përfshirë vendin prej muajsh.Alarmi jepet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ka bërë me dije se në rast se nuk do të ketë ndihmë nga organizmat ndërkombëtarë, pasojat mund të rezultojnë fatale.Autoritetet janë shprehur se nevoja për ujë dhe ushqim është e menjhershme, pasi sipas përllogaritjeve, një në 12 qytetarë vendas nuk arrin që të përmbushë nevojat jetësore. Ndërkohë, organizata Shpëtoni Fëmijet ka bërë apel për ndihmë duke nënvizuar se për të tejkaluar këtë situatë të vështirë nevojitet një fond prej 1.4 miliardë dollarësh.Për mediat është prononcuar koordinatori i OKB-së për Somalinë, Peter De Clercq, numri i saktë i fëmijëve që rrezikojnë jetën është 58.300.Ndërkohë, moti ka shkaktuar probleme edhe në shtetin fqinj të Etiopisë. Burime zyrtare komunikojnë se miliona njerëz duhet të marrin ndihma në ushqime, ujë dhe medikamente.DROUGHT-DAM/Oranews.tv/