Regjistrimi i emigrantëve, Komisioni miraton draftin mes kundërshtive të opozitës
Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim dhe nen për nen ligjin e emigrantëve pavarësisht se opozita ka kërkuar që drafti të bëhet pjesë e reformës zgjedhore për shkak të impaktit që ai mund të ketë në votën e emigrantëve. Në Komision Ministri Tahiri tha se ligji është një gur themeli për t’i garantuar emigrantëve të drejtën e votës, gjithmonë një premtim elektoral i pambajtur nga të gjitha mazhorancat .Komisioni i Ligjeve ka miratuar mes debatesh ligjin e regjistrimit të emigrantëve. Në praninë e ministrit të brendshëm deputetët e opozitës kërkuan që ky ligj të diskutohej në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore me pretendimin se adresa mund të ketë ndikim zgjedhor, gjë që u hodh poshtë nga Kreu i Komisionit të Ligjeve.Oerd Bylykbashi: “Duke prekur drejtëpërdrejtë regjistrimin e adresës për një lloj banimi të shtetasve ka një impakt imediat mbi procesin zgjedhor. Ky projektligj të bëhet pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore".Fatmir Xhafaj: “Është një kërkesë tërësisht e gabuar. Konferenca e kryetarëve dhe më pas seanca plenare ka vendosur qartazi që të përfshihet në kalendarin e punimeve të komisionit dhe më pas me një datë të caktuar në seancë plenare.”Por për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ligji është një gur themeli për t’i ofruar në një të ardhme të afërt emigrantëve të drejtën e votës dhe për t’i ardhur atyre në ndihmë me shërbimet.Saimir Tahiri: “ Në qoftë se deri më sot për votën e emigrantëve janë bërë fushata, janë bërë deklarata politike, konstante, janë angazhuar energji pafund nga shoqëria civile, nga partitë politike, nga thuajse çdo mazhorancë, ky është projektligji i parë që shtron gurin e themelit për të shkuar deri atje, që do të thotë për të shkuar te vota e emigrantëve fillimisht duhet të dijmë kush sad he ku banojnë emigrantët tanë.”Ligji parashikon regjistrimin e emigrantëve shqiptarë kudo ata ndodhen me regjistrimin që garanton ky ligj shtetasit nuk ç’regjistrohen nga regjistri përfundimtar i zgjedhësve çka nuk nënkupton heqjen e së drejtës së votës në Shqipëri.Vota e emigrantëve është premtuar të garantohet nga disa qeveri por asnjë ndërhyrje që është bërë në kodin zgjedhor nuk e ka garantuar një gjë të tillë./Oranews.tv/