Ushtarët e rinj, në pranverë nis faza e parë e rekrutimeve të reja

600 të rinj kanë mundësi të bashkohen radhëve të Forcave të Armatosurave këtë vit. Bashkia dhe Ministria e Mbrojtjes ka nisur fushatën e rekrutimeve të reja të ushtarkëve, për shkak të rënies së interesimit që kur ky shërbim nuk është më i detyruar. Bashkë me Drejtoritë Arsimore, dhe 24 administratorët Bashkia do të bëj idenfikimet e atyre që mbarojnë gjimnazin apo studimet e larta për t’i ofruar mundësinë të ndjekin kualifikimin ushtrak.Që nga vitit 2010, shërbimi ushtarak nuk është më i detyruar dhe të gjitha ata që preferojnë të veshin uniformën e forcave të armatosura i nënshtrohen konkurse të Ministrisë së Mbrojtes. Pagesat për misionet e tyre nisin nga 30.000 lekë në muaj.Për shkak vitet e fundit interesimi ishte vetëm nga të rinjt që nuk fitonin universitetin nga mesatarja e ulët, e detyruan Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkinë e Tiranës të nisin një fushatë për të bërë rekrutime të reja për 600 persona.“Regjistrimet kanë filluar në muajin dhjetor të vitit 2015 dhe do vazhdojnë nga data 1 mars që ne do fillojmë testimet në 3 disiplina që i kemi përgatitje fizike, test intelektual dhe një test psikologjik vetëm për të parë veset ose probleme që kanë të trashëguar nga e kaluara dhe ky nuk është skualifikues.”Ministria e Mbrojtes, bashkia në bashkëpunim me strukturat në varësi, do të identifikojnë të rinjtë nga 18 në 27 vjeç më të mirët dhe ata që duan të jenë pjesë e këtyre forcave.Mimi Kodheli: “Shpesh herë ata që përfundojnë të vijnë në Forcat e Armatosura janë nxënës ose studentë me mesatare relativisht të ulët. Unë ju siguroj që nuk është e thjeshtë të bëhet pjesë e forcave të armatosura, përkundrazi është e vështirë por jo e pamundur.”Erion Veliaj: "Ne në fakt duhet të zgjidhim më të mirët . 600 mundësi punësimi për djem dhe vajza që kanë pasion, që kanë disa kritere , që kanë zellin për t’i shërbyer vendit dhe që preferojnë të lënë kafen, bingon dhe skedinën për uniformën dinjitoze të republikës së Shqipërisë dhe të forcave tona të armatosura.”Rekrutimet do të jenë të ndarë në dy faza; në atë të pranverës dhe vjeshtës./Oranews.tv/